Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëmtimi i kolonave në Apoloni, Ministria e Kulturës: Akt vandal

Aktualitet E hënë, 15 Qershor 2020 14:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Kulturës ka reaguar pas akuzave në drejtim të institucionit pas dëmtimit të kolonave të Nimfeut në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Ministria sqaron se u dëmtuan dy muaj më parë gjatë kohës së izolimit dhe se prokuroria po heton cështjen. Ministria e Kulturës thekson se po bashkëpunon me shoqërinë Shtetërore të Sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Ministrisë së Kulturës

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 50 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 54 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh

Mbi dëmtimin e kolonave të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë. Duke iu përgjigjur interesit të publikut mbi rastin e dëmtimit të dy kolonave të Nimfeut, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, dhe për t’i vënë fre disinformimit, të mbështetur vetëm në hamendësime dhe keqinterpretime rrjetesh sociale dhe asnjë burimi zyrtar, Ministria e Kulturës sqaron:

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur dëmtimin e dy kolonave, por ka ndjekur rrugën ligjore për zbardhjen e këtij akti vandal dhe ka marrë masa të menjëhershme për hartimin e projektit për ringritjen e tyre. Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga Covid 19. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill 2020.

Menjëherëështë lajmëruar Drejtoria e Policisë Vendore, Fier, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje.Tashmë ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Në të njëjtën kohë, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kanë pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Specialistët e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis kanë mbledhur dhe dokumentuar çdo element të shkëputur. Sipas specialistëve, nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në monument.

Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut ka hartuarmenjëherënjë projekt restaurimi, i cili është aprovuar tashmë pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës.

Puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim. Parku i Apolonisëështë një nga më të rëndësishmit në vendin tonë, me një shtrirje prej 700 hektarësh dhe ruajtja e këtyre sipërfaqeve, ka shfaqur vështirësi përgjatë viteve. Ashtu si të gjitha institucionet e tjera shtetërore, edhe Ministria e Kulturës po bashkëpunon me Shoqërinë Shtetërore të Sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

“Illyrian Guard” operon përmes sistemit digjital të ruajtjes, duke siguruar një kontroll më të mirë të territorit, duke tejkaluar problematikën e pamundësisë së mbikqyrjes fizike të objekteve të trashëgimisë kulturore. Duke dënuar këtë akt vandal dhe antishqiptar, me besim të plotë se Policia e Shtetit do të zbardhë këtë çështje, dhe përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë, Ministria e Kulturës i bën thirrje çdo qytetari tëkontribuojëme përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri të lartë civile, në ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.

Etiketat e lidhura

ApoloniDëmtimi i kolonaveMinistria e Kulturës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 49 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 50 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 51 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 52 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.