Dëmtohet diga e rezervuarit, banorët e fshatit në Tropojë frikë për përmbytje

Nuk janë vetëm reshjet e dendura të shirave që kanë sjellë përmbytje apo rrezik për banesat.

Në fshatin Tplan në Tropojë, Diga e Rezervuarit është dëmtuar rëndë ditë te fundit.

Ekspertët kanë bërë të ditur se tubi i shkarkimit të rezervuarit është amortizuar dhe kërkohet ndërhyrje emergjente.

“Rezervuari paraqet rrezik të lartë, shkak është shembja në trupin e digës dhe pjesën e poshtme. Rreziku është alarmant.”

Pas dhënies së lajmit,  Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 4 pompa për të shmangur përmbytjen e mundshme të fshatrave.

Pas dy ditësh nga pushimi i reshjeve, në Katund të Ri, me largimin e ujit kanë dalë në pah edhe dëmet.

IKMT dhe Ndërmarrja e Rrugëve, kanë ndërhyrë për pastrimin e kanaleve vetëm pas përmbytjeve.

Edhe në fshtin Gjorm të Kurbinit, uji ka nisur të largohet por duke lënë pas edhe këtu dëme të konsiderueshme.

Banorët thonë se kjo situatë po ju vështirëson jetesën, pasi kjo është përmbytja e dytë që ndodh në harkun kohor të pak ditëve.

“Arat të gjitha i ka përmbytur, i ka zeruar komplet.”

/Ora News

SHKARKO APP