Dëmtohet rruga e re në Belsh

290 milionë lekë të vjetra ka kushtuar kjo rrugë në hyrje të qytetit të Belshit. Ajo është vetëm 1 kilometër, ndërsa investimi u krye nga Bashkia e Belshit në vitin 2013.

Siç jemi mësuar tashmë me asfalte elektorale ky investim zgjati më pak se 4 vjet, pa pritur as fushatën e radhës. Kjo rrugë tashmë është shkatërruar ndërsa 290 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë shkuan dëm

E ndodhur në hyrje të qytetit të Belshit, përgjatë liqenit, kjo rrugë stonon dhe me pjesën tjetër të investuar të qendrës së qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është bërë pengesë, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për banesat dhe bizneset aty rrotull. Por kjo rrugë është edhe impakti i parë me të cilin përballen vizitorët në një kohë kur Belshi pretendohet të kthehet në destinacion turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?