Denaj: Bujtina “Frati” në Vermosh prej 23 vitesh ofron produkte “Made in Albania”

Bujtina “Frati” në Vermosh prej 23 vitesh ka krijuar një traditë të pasur në ofrimin e produkteve cilësore “Made in Albania”, duke sjellë ushqime të freskëta nga ferma në tavolinë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përcolli pamje të bujtinës, teksa i zoti i saj, Gjovalin Pëllumbaj tregon se e kishte shtyrë të hapte këtë bujtinë një prift italian.

“E njohur për mikpritjen e ngrohtë, bujtina “Frati” është një destinacion i preferuar për vendasit dhe turistët e huaj”, u shpreh Denaj.

Pëllumbaj tregon se bujtina “Frati” është e para bujtinë në Veri të Shqipërisë

“U ideua nga një prift italian, i cili na tha se mund të jetosh edhe me turizmin e maleve e jo vetëm të detit”, thotë ai.

Ai tregon se i siguron vet prodhimet për bujtinën.

“Çdo gjë këtu është “bio”. Prodhojmë vetë perimet, vezën, bylmetin, mishin dhe i përdorim në bujtinën tonë“, thotë ai. /a.g/ ATSH

SHKARKO APP