Denaj: Fuqizojmë arsimin dhe kërkimin shkencor në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim të veçantë, profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit BOKU të Vjenës, rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Fatbardh Sallaku dhe rreth 50 studentë të UBT-së.

Denaj tha se, gjatë këtij takimi u bisedua mbi ecurinë e projektit UBT-BOKU 2030 që synon të fuqizojë arsimin dhe kërkimin shkencor në bujqësi.

Ministrja vuri në dukje se, me modernizimin e arsimit bujqësor, ky partneritet ndërkombëtar sjell më shumë mundësi për rreth 6000 studentë për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të sektorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”UBT, tashmë në rrugën drejt një Qendre Ekselence Rajonale, do të ofrojë diploma të dyfishta dhe programe të reja akademike me standarde si Universiteti BOKU i Vjenës”, tha Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?