Denaj komenton rritjen e pagave: Si ndryshuan për Policinë, Arsimin dhe mjekët

Paratë e shqiptarëve në vit zgjedhor, pensione, rroga apo rrugë? Kjo ishte tema në emisionin ‘Java në RTSH’ këtë të premte ku Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj komentoi situatën ekonomike.

Lidhur me dy nga kolonat më të rëndësishme që masin performancën e një qeverie, pagat dhe konsumi, Denaj tha se, sa i përket pagave bëhet fjalë për një rritje për funksion.

Por, sipas saj, kjo nuk është rritja e parë në rreth 8 vite qeverisje të kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e ka pasur gjithnjë në vëmendje, qoftë edhe për punonjësit e policisë. Nëse marrim në konsideratë që nga viti 2013, nga 58 mijë, sot e kanë pagën mbi 80 mijë. Nga 61 mijë në 72 mijë janë sot arsimtarët dhe mjekët gjithashtu me rritje të konsiderueshme. Pra rritja është diku te 56% në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje e konsiderueshme u ratifikua vitin e kaluar në Parlament“, tha ministrja Denaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?