Denaj nënshkruan marrëveshjen, KfW financon 100 milion euro për elektro-energjetikën

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë, Björn Thies, në praninë edhe të Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e një fondi prej 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik shqiptar.

Denaj tha se sektori energjetik në Shqipëri dhe reformimi i tij ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet thelbësore në reformat strukturore të ndjekura për ekonominë Shqiptare, ndaj dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është në zbatim të planit strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri.

Sipas ministres ky plan strategjik përmban një sërë masash me qëllim krijimin e një tregu të organizuar sipas modelit të Bashkimit Evropian, i cili bazohet në çmime konkurruese dhe udhëhiqet nga parimet e të qenit transparent, jodiskriminues dhe i qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Qeveria ka marrë zotimin që të vijojë punën prej disa vitesh tashmë, një punë e cila ka disa rezultate konkrete, duke bërë realitet të plotë funksionimin e Bursës së Energjisë apo ndryshe APEX dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?