Denaj: Përgatisim fermerët për sfidat e integrimit në BE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Lushnjë, ku bashkë me zv/ministrin Dhimitër Kote, drejtues të AREB Lushnjë, rektorin e UBT, prof. Fatbardh Sallaku, fermerë, specialistë dhe studentë morën pjesë në një ditë fushore në fermën e ullinjve të fermerit Bari Tusha, në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.

Denaj u shpreh se Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi ka sjellë një kontribut të ndjeshëm në përmirësimin e kapaciteteve të fermerëve dhe specialistëve në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Kjo skemë ka krijuar një model të mirë për integrimin e metodave të qëndrueshme dhe teknologjive inovative në sektorin bujqësor, duke përgatitur fermerët për sfidat e ardhshme të integrimit në BE”, nënvizoi Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?