FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denaj pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Marco Alberti. Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Diskutuam mbi ecurinë dhe rezultatet konkrete të projekteve të përbashkëta, që po japin një kontribut të çmuar në modernizimin e sektorit tonë”, shtoi ajo.

Denaj se po ashtu u diskutua për forma të reja bashkëpunimi, duke vënë në fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe inovacionit mes qendrave tona të transferimit të teknologjisë bujqësore dhe përvojës së konsoliduar italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?