Denar Biba: Një funksionar i shtetit para dy vitesh më tha “Mirëserdhe në zyrën e armikut”

“Histori e një tranzicioni të shëmtuar”. Kështu e quan nënkryetari i KQZ, Denar Biba ajo që i ka ndidhur para dy vitesh në një takim të ngjashëm me atë të zhvilluar sot për trajnimin e policisë për procesin e zgjedhjeve. Biba nuk përmend as emra për këtë histori, të cilën kujdeset që mos ta ktheje në personale. Por bëhet fjalë për një funksionar të lartë të shtetit në atë kohë, i cili i ka thënë: “Mirëserdhe në zyrën e armikut.”

Ja historia që tregon Denar Biba

“Unë do tju ftoja të reflektonim të gjithë bashkë rreth një ngjarje. Këtu e dy vjet më parë po në këtë detyrë, nënkryetar i KQZ i propozuar në atë kohë nga pakica parlamentare,  në një ditë të ngjashme si kjo, marr një ftesë për të marrë  në një takim të ngjashëm si ky. Ndërkohë që takimi pritej të niste, diku në një paradhomë të një funksionari shumë  të lartë të shtetit  në atë kohë po prisnim dhe në momentin kur ky në zyrën e zotërisë më thotë: “Mirëserdhe në zyrën e armikut”. Mbeta pak i sikletosur dhe i thashë: “Mirëserdha në zyrën e funksionarit të shtetit”,  jo or jo tha : “Mirëserdhe në zyrën e armikut”.

Nuk dua të vazhdoj më shumë historinë sepse nuk dua ta personalizoj, por mendoheni ndoshta edhe kur të dalim nga kjo zyrë situatën time në atë moment dhe është një histori që asnjëherë nuk do ta harroj, ndoshta do të mbete në vitet që do ta kalojnë dhe unë do jem një burrë plak si një histori e imja për tranzicionin dhe ndonjëhere edhë të shëmtuar shqiptar ku kundërshtarët politik e konsideronin veten armik dhe aq më tepër funksionart publik të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e vendosnin veten në skalione të tilla të cuditshme.

Ju jeni policia e shtetit dhe në ditën e zgjedhjeve  Urimi më i mirë që do tju bëjmë për ju do të jetë mos ju shohim ngjyrën dhe mos ju dëgjojmë zërin. Ju keni magjinë dhe duhet të na bëni të ndihemi të sigurtë pa u dukur. Uroj ta bëni këtë magji si një prezencë magjike, ashtu sikurse në një mënyrë ose tjetër ju jeni.”

SHKARKO APP