Dënim me vdekje? Mjekët: Personat problematikë duhen mbajtur në vëzhgim

Vrasja e 8-vjeçarit ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ekspertët mbështesin mbrojtjen e të drejtave sipas marrëveshjeve me Bashkimin Europian. Ata vënë në dukje problematikat e institucioneve shtetërore që lejojnë ngjarje të tilla të ndodhin edhe të përsëriten.

Alban Duraj, avokat, thotë se ne kemi ligje të mira, por niveli i zbatimit është mjeran. ”Merren vendime qesharake. Problem i rëndësishëm është edhe financimi. Ne hedhim para për rrugë. Por shteti kursehet te fëmija. Të krijohet një database për krimet seksuale. Këta persona janë me rrezikshmëri të lartë”.

Për psikologen ligjore Arjana Mucaj ngjarja është e paralajmëruar, teksa papunësia, varfëria, varësia nga alkooli dhe lëndët narkotike janë plagët e shoqërisë shqiptare që ndikojnë në krime të tilla.

”Një person me precedent penal, problematik në lagje duhet të ketë vigjilencën shumë të lartë të pjesëtareve të asaj zone. Rreziku për të përsëritur veprimin është shumë i madh sepse ne çalojmë te rehabilitimi i këtyre individëve pasi mbarojnë dënimin. Ky është problemi kryesor. Është e rëndësishme që të marr dënimin maksimal”.

SHKARKO APP