Dënimet e protestuesve opozitarë, Pampuri: U rikthyen gjyqet politike!
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, përmes një mesazhi në Facebook, hodhi akuza të forta ndaj vendimeve të marra nga gjykata, në lidhje me dënimin e protestuesve opozitarë, duke e konsideruar vendimet si “gjyqet e dënimeve politike, të marra nga bijtë e etërve”.
Statusi i plotë i Pampurit
Bijte e eterve, rikthyen gjyqet e denimet politike…
Sot moren denimin, arrest me burg nje numer i konsiderueshem djemsh fare te rinj ne moshe, e gjitha kjo mbeshtetur ne nje vendim pa fakte kompromentuese. Per asnjerin prej tyre nuk kishte asnje fakt apo precedent, e vetmja arsye ishte pjesemarrja ne proteste. E njejta situate si ne vitet e diktatures, kur, kush guxonte te ngrinte koke, denohej per tu bere shembull per te tjeret. Diktatura nuk ka brire, mjafton te rizgjohen bijte, niperit e mbesat e anetareve te byrose, spiuneve e bllokmeneve, atehere nuk mund te presim gje tjeter vecse historia te perseritet. Populli i varfer ne ekstrem e nga ana tjeter klika e neveritshme komuniste endet salloneve te luksit, me gjakun e qytetareve te varfer. Te ruajme ne memorie nga gjykatesi i sotem, e deri tek oligarket e ketyre 6 viteve, dhe te gjithe ata qe veshen petkun e “aristokratit”, me para te vjedhura e pa e ditur cdo te thote te jesh i tille, te gjithe ata qe blene me para te vjedhura elegancen e finesen, te gjithe ata qe ne keto 6 vite u tallen me kete popull. Fundi i tyre eshte i afert, lirine per zullumet e tyre nuk do te mund ta blejne me, me parate e qytetareve te ketij vendi.
KOHA JONË SONDAZH

