Dënimet për sigurinë ushqimore/ Drafti: 15 vite burg shkaktarët e vdekjeve, 10 vite për skadencat, 3 vite falsfikimet

Paralajmërimi i Kreut të Qeverisë për ndërhyrjen në Kodin Penal për të bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve për shkelje të sigurisë ushqimore janë materializuar tashmë në një projektligj. SCAN ka zbardhur ndryshimet e plota në Kodin Penal të propozuara nga Qeveria, të cilat parashikojnë dënime deri në 15 vite burg për shitjen e ushqimeve të rrezikshme,  importin apo tregtimin e produkteve të skaduara,  mashtrimin apo manipulimin e shenjave të sigurisë.

Dënimet më të rënda, deri me 15 vite heqje lirie u janë rezervuar subjekteve që prodhojnë apo shesin ushqime e lëndë të tjera të rrezikshme. Sipas pikës “e” të nenit 288 të projektligjit, kur nga kjo vepër shkaktohen dëmtim i rëndë i shëndetit apo vdekje e disa personave, fëmijëve, grave shtatzëna dënohet me burgim nga 19 deri në 15 vjet.

Pika “c” e ndryshuar e po këtij neni parashikon dënime nga 3 deri në 10 vite për këdo që në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, importon, prodhon apo tregton ushqime, pije, barna, e artikuj të tjerë ushqimorë jashtë afatit të përdorimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënime më të lehta deri 3 vite heqje lirie parashikohen për rastet e thyerjes, heqjes, zëvendësimit të shenjave të sigurisë ushqimore. Drafti aktualisht është në fazën e diskutimit me palët e interest dhe shumë shpejt pritet të hyjnë në agjendën e komisioneve përkatëse parlamentare. /SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?