Dënimi i Salianjit, Paloka: Mesazhi ishte mos hapni gojën se ju kam në dorë, do përfundoni në qeli

Edi Paloka thotë se me vendimin për dënimin e deputetit Ervin Salianji, u vërtetua se tashmë jemi në diktaturë. Sipas tij, Rama jep sot mesazhin se ”ju kam në dorë dhe mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”. Më tej tha se ”Ne tashmë jemi në diktaturë dhe kjo u konfirmua sot. Vendimi është marrë me kohë për çështjen e Ervin Salianjit. Sot është dhënë një mesazh për të gjithë. Rama thotë mesazhin se “unë iu kam në dorë”, kontrollon drejtësinë, mos hapni gojën, se do përfundoni në qelitë e burgut. Ky është mesazhi i qartë për këdo nga ne”.

SHKARKO APP