Dënohet 26-vjeçari shqiptar, ai la shkollën për “shtëpinë e barit”: Nëna u sëmur, duheshin lekë

A ka më rini në Shqipëri? Pse ikim si refugjatë në Europë? Historia e Gerlado Xixit është si e çdo të riu që kërkon një jetë më të mirë, por edhe mundësi për të bërë para më shpejt dhe më shumë nga se ofron Shqipëria. Me premtimin se do të punonte në ndërtim në Angli, sot ai ka marrë dënimin me një vit burg nga gjykata, pasi u kap në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

26-vjeçari u ngjit në çatinë e shtëpisë ku kultivohej kanabi sapo kishte pikasur policinë, e cila hyri me forcë në shtëpi. Ai tha para gjykatës se familja e tij ishte në “gjakmarrje” në Shqipëri, pasi babai kishte vrarë një person në qytetin e tij të lindjes.

I riu tha se kishte hyrë ilegalisht në Angli, i ndihmuar nga një prej bandave shqiptare që merrej me kultivimin e kanabisit, po ashtu, u shpreh se kishte rënë pre e bandave të trafikut të drogës me premtimin se do të punonte në ndërtim.

I riu Xixi nuk iku nga rruga, por ai ka studiuar për menaxhim biznesi në Shqipëri, por e la shkollën të papërfunduar për shkak se shëndeti i nënës së tij ishte përkeqësuar dhe për këtë arsye ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të bërë para sa më shpejt të ishte e mundur për kujdesin mjekësor të nënës së tij.

SHKARKO APP