Dënohet me 8 vjet burg pedofili shqiptar në Itali

Një pedofil shqiptar arrestohet dhe dënohet në Itali. Ulian Hasa, 40 vjeçari shqiptar banues në Fano të Italisë, u shpall fajtor për pedofili nga Gjykata e Ankonës dhe u dënua me 8 vjet burg. Ai u arrestua nga policia në flagrancë, teksa po kryente marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçar të cilin e kishte dehur me pije alkoolike më parë. Hetimet zbuluan se Hasa prej kohësh abuzonte me minorenë të moshave 13 deri në 16 vjeç me të cilët më pas ruante kontaktet me anë të rrjetit social “Facebook”. Në disa raste ai paguante viktimat e tij me shuma të vogla nga 3 deri në 20 euro ose me cigare. Gjykata italiane vendosi gjithashtu që pas përfundimit dënimit, ai do të dëbohet përgjithmonë nga vendi fqinj.

SHKARKO APP