Denoncimi i Grida Dumës: Familja në Golem me 7 persona në mes të padrejtësive dhe borxheve

Kandidatja demokrate për deputete në Qarkun e Tiranës, Grida Duma zhvilloi një vizitë në një familje që jeton në kushte të rënda ekonomike dhe të dëmtuar nga tërmeti në Golem të Kavajës.

“Familja me 7 persona në mes të padrejtësive dhe borxheve! Pas dëmtimeve të rënda që la pas tërmeti, pamundësive ekstreme ekonomike, kësaj familjeje i duhet të paguajë jo përgjegjshmërinë e institucioneve.

E pafat, pasi zonjës i duhet të paguajë çdo muaj një faturë të fryrë dritash. Banesa prej 30 metrash, prej 6 vitesh, është regjistruar pa të drejtë si dyqan, në një kohë kur jeton një familje. Nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion. Me qindra herë kanë kërkuar të drejtën e tyre, por përgjigja që kanë marrë është “dyer të mbyllura”.

Me 7 të papunë, për të fituar të drejtën e saj, zonjës së familjes i kanë kërkuar ryshfet prej 80.000 lekësh të reja, në të kundërt, do vazhdojë të shlyejë një detyrim që nuk i takon.

Tërmeti i dëmtoi rëndë muret e banesës, shtëpia i përmbytet çdo vit, e megjithatë askush nuk i ka ofruar asnjë ndihmë. Të gjendur para fatkeqësisë , kjo familje duhet të shlyejë një borxh prej 250.000 të reja për tre vitet e ardhshme.

Moment i trishtë për të gjithë shqiptarët që janë lënë haptazi në harresë, që nëpërkëmben çdo ditë nga institucionet gjakpirëse të këtij regjimi të ashpër. Padrejtësi dhe vetëm padrejtësi! Shumë shpejt do vijë ai shtet dhe ai pushtet që do jetë për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, shprehet Grida Duma në mesazhin e saj.

Grida Duma në familje në kushte të rënda ekonomike dhe të dëmtuar nga tërmeti në Golem #ShqipëriaFIT

SHKARKO APP