Denoncimi i kandidatëve të LSI: Persona të paautorizuar, shoqëruan qytetarët brenda qendrave të votimit
Kandidatët e LSI-së në Kuçovë, Aurela Kalivaçi Agalliu dhe Ilir Oboni kanë denoncuar një rast sipas tyre abuziv që ka ndodhur në një shkollë në këtë qytet. Në një prononcim për mediat, kandidatët e LSI-së theksuan se një person shoqëron votuesit në mënyrë të paautorizuar brenda qendrës së votimit. Madje ata denoncuan edhe drejtoreshën e shkollës në fjalë, që rrinte në ambientet e këtij institucioni, pasi nuk duhet të rrijë brenda qendrës së votimit.