Denoncimi i rrallë i një burri: Dikush më prostituon gruan

Një burrë 43-vjeçar është paraqitur dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, duke bërë një kallëzim ndaj një tjetri, duke e akuzuar se i ka shfrytëzuar bashkëshorten për prostitucion.

“Më datë 30.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi, shtetasi A. N., 43 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se i shfrytëzon për prostitucion bashkëshorten F. N., 34 vjeç, banuese në Tiranë. Neni 114/a/4 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Gjithashtu, mësohet se 43-vjeçari është shprehur para hetuesve se ngjarjen e ka mësuar pikërisht nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit mësohet të ketë thënë se personi me inicialet G. L., e ka shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë të konsiderueshme kohore, pa dëshirën e saj. Dhe se 44-vjeçari i përdorte kërcënimet e tij për ta bindur 34-vjeçaren që të prostituonte, madje edhe mos t’i tregonte askujt për atë çfarë ai bënte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?