Denoncimi i Topollajt: Bashkia ka përfunduar procedurat për prishjen e Teatrit

Anëtari i Këshillit të bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, dencon se bashkia ka përfunduar të gjitha procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në ateë territor të 5 kullave shumëkatëshe.

Sipas tij, në kushtet qe Veliaj kontrollon 60 nga 61 këshilltare bashkiake, nuk e ka më sot pengesen e shumices se cilesuar prej 3/5 në këshillin bashkiak qe do mund ta bllokonte këtë afere.

Denoncimi i Topollajt

Vendi tronditet nga termetet, ndersa Veliaj vazhdon abuzimet.

Nderkohe qe Shqiperia eshte ende ne emergjence per shkak te termetit, Kryebashkiaku i Tiranes nuk ka ndejtur duarkryq.
Gjate diskutimit te buxhetit te Tiranes per 2020 ne komisionet e keshillit bashkiak, nje nenpuneseje te bashkise i shpetoi dhe informoi keshilltaret qe ne zbatim te ligjit te Kuvendit per prishjen e Teatrit Kombetar, Bashkia ka perfunduar te gjitha procedurat per prishjen e Tij dhe ndertimin ne ate territor te 5 kullave shumekateshe.
Sgurisht qe ska pasur asnje surprize per “proceduren konkuruese” ne kete rast, qe sic dihej qe ne fillim eshte fituar nga firma Fusha, kompania e afert e kryebashkiakut qe pervec te tjerave paguan edhe kostot e hotelerise se zyrtareve te bashkise ne udhetimet jashte vendit.
Ne kushtet qe Veliaj kontrollon 60 nga 61 keshilltare bashkiake, per shkak te mungeses ne zgjedhje te pjeses me te madhe te partive opozitare, Veliaj nuk e ka me sot pengesen e shumices se cilesuar prej 3/5 ne keshillin bashkiak qe do mund ta bllokonte kete afere.
Ky eshte nje shembull tjeter shume i mire qe deshmon aftesite e vecanta te kryebashkiakut Veliaj ne operacionet korruptive dhe mungeses absolute te transparences per ceshtjet me ndjeshmeri te larte publike, sic eshte edhe rasti i Godines se Teatrit Kombetar.

SHKARKO APP