FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi nga Agron Shehaj në Kuvend: Banorët e fshatit Rrjoll kërkojnë të mos u merret prona

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj paraqiti këtë të enjte në Kuvend, kërkesën për interpelancë me zv/kryeministren Albana Koçiu. Ai tha se banorët e fshatit Rrjoll kanë mbi 100 ditë që protestojnë, ndërsa konfirmoi praninë e një grupi përfaqësie të këtyre banorëve në sallën e Parlamentit duke ndjekur diskutimet për këtë çështje.

Shehaj tha se banorët pretendojnë që një oligark bashkë me ish-kryetarin e hipotekës kanë vjedhur pronën e tyre. ”Këtë interpelancë e kam kërkuar për llogari të tyre dhe pyetjen të cilës duhet t’i përgjigjesh në emër të Qeverisë, ia kam kërkuar një prej banorëve dhe doja ta dëgjonit me shumë vëmendje. Ata kërkojnë thjesht të vini dorën në zemër dhe t’i garantoni pronën e të mos ia vidhni atë”, tha Shehaj.

Nga ana tjetër, Shehu i kërkoi zëvendëskryeministres Koçiu që të mos përmend në fjalën e saj, fjalët “vendimi i gjykatës”, “ata janë mashtrues” etj. ”Mos filloni me këto broçkulla sepse nuk ju beson njeri. Dhe tjetra që keni hapur krahun, mos ejani të na thoni se ne jemi kundër biznesit dhe nuk duam zhvillim apo se banorët duan të jetojnë në varfëri. Ata duan që, nëse zhvillohet prona e tyre, të përfitojnë edhe ata. Pronën e ka marrë shefi juaj bashkë me shefen jozyrtare tuajën, që është Belinda Balluku, e cila ju ka vendosur aty”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?