FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi nga PL: Rritja e çmimeve e ka bërë jetesën të papërballueshme!

Për Partinë e Lirisë jetesa në Shqipëri është bërë e papërballueshme për shkak të rritjes së çmimeve. Zv.sekretarja e Përgjithshme, Brunilda Haxhiu theksoi se kjo krizë që ka përfshirë vendin nuk ka gjetur mbështetjen e duhur nga ana e qeverisë.

“Shqiptarët sot po jetojnë në kushte mbijetese por qeveria refuzon ta pranojë realitetin te cilin jetojme çdo ditë. Shqipëria është kthyer në një vend ku puna nuk paguhet, ku kursimet zhvlerësohen dita-ditës, dhe ku mijëra familje zgjedhin emigrimin në vend të shpresës. Liria, mirëqenia, ekonomia, maten me mundësinë reale të një qytetari për të jetuar me dinjitet në vendin e vet. Sot kjo mundësi po i shkelet çdo shqiptari” tha ajo.

Sipas Haxhiut bujqësia apo industritë e vogla po bien ndjeshëm. Ajo thekson se nuk mund të kemi një vend të fortë pa një ekonomi prodhuese të fortë. “Sektori i prodhimit vendas , si fasoneritë, bujqësia, industritë e vogla ,po humbet terren çdo ditë. Prapa çdo biznesi që mbyllet, ka familje që mbeten pa të ardhura, mijera gra e nëna kryefamiljare qe nuk ushqejne dot femijet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të kemi një vend të fortë pa një ekonomi prodhuese të fortë. Kjo qeveri ka zgjedhur betonin në vend të fabrikave, propaganden e turizmit në vend të punësimit të qëndrueshëm”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?