Denoncimi nga Qiraxhi: Policia ka proceduar 150 protestues që prokuroria s’i ka pranuar

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, thotë se policia ka proceduar rreth 150 protestues, por që prokuroria nuk i ka pranuar.

“Ka ndryshuar narrativa e kryeministrit ndaj protestës, mirëpo e gjitha është në një pandershmëri totale. Funksionarët shtetërorë thonë se protesta është e drejtë dhe kjo vjen si rezultat i lirisë që krijon qeveria për të protestuar. Por, në fakt është krejt e kundërta. Në 50 ditë protestë janë 150 procedime nga Policia e Shtetit për një protestë paqësore”, tha Qiraxhi në A2CNN.

Ai shtoi se këto procedime nuk janë marrë nga Prokuroria. ”Shteti përdor si instrument intimidues policinë që duhet të garantojë protestën. Kemi parë që ka pasur përballje me gardhe e ujë. Qeveria i bën biografinë disa personazheve. Pra, nuk ka liri për të protestuar sepse është përdorur intimidimi”, shtoi Qiraxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?