Denoncimi: Studenti rrihet nga policia dhe mbahet në burg pa arsye
Ish-deputeti Tritan Shehu akuzon forcat e rendit se në mënyrë të jashtëligjshme po mbajnë në burg një të ri që ka marrë pjesë në protestë.
Shehu shprehet se i riu është dhunuar në komisariat.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
Mateo Shahini, studenti nga Permeti, dhunohet duke u mbajtur i ndaluar per pjesemarjen ne protesten e djeshme.
Asgje te jashte ligjeshme nuk ka kryer ai, vecse ka protestuar se bashku me mijera e mijera qytetare te tjere nga e gjithe Shqiperia.
Jam I bindur se ai ka protestuar edhe ne menyre me te vecante per te kerkuar te drejtat thelbesore e universale te studentit, te mohura prej disa vitesh.
Ky ndalim neser do tì mohoje te drejten atij studenti te jete pjese e auditoreve mesimore, te studjoje dhe te pregatitet per provimet, me te cilat duhet te perballohet shume shpejt.
Ky eshte nje dhunim I rende e i vertete ndaj ketij te riu.
KOHA JONË SONDAZH

