Denoncimi te Berisha: Taulant Balla aksidenton qytetarin, po fshihet krimi

Sot në media doli një lajm që deputeti socialist i shpëtoi jetën një qytetari të aksidentuar në rrugë në Elbasan, por në fakt pretendohet të jetë krejt e kundërta.

Sipas dëshmitarëve okularë, ka qenë Balla ai i cili ka aksidentuar qytetarin, ndërsa policia dhe mediat pranë qeverisë janë munduar gjatë gjithë ditës që të fshehin të vërtetën.

Mesazhi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Balla aksidenton qytetarin!

Çunat e krimit po bëjnë gjithçka të fshijnë krimin! sb

“Pershendetje doktorr …

Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.

Aksidenti ku protagonist i ngjarjes është bërë edhe deputeti i zonës, Taulant Balla

Një aksident ka ndodhur në unazën jugore të qytetit të Elbasanit gjatë ditës së sotme, ku një mjet ka përplasur një kalimtar. Por protagonist i ngjarjes është bërë edhe deputeti i zonës, Taulant Balla i cili i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit rreth 65 vjeç. Fotot janë publikuar nga ‘infoelbasani’.

Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë qytetarin. Ai, bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga të plagosurin.
IMG-20180504-WA0041-696x928
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për identifikimin e automjetit dhe autorin që shkaktoi këtë aksident.
IMG-20180504-WA0043

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?