Denoncoi aferat korruptive dhe pagesat, Behari flet nga burgu: Më dënojnë me izolim

Mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin, Neim Behari nga burgu i Peqinit thotë se ai po izolohet pa shkak.

Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate u denoncua edhe nga ish-gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ Markelian Kuqo, që tregoi se ishte telefonuar nga i burgosuri mbasi kishte shpallur izolimin e tij.

Më pas ndaj të burgosurit u ankua edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve që kallëzoi se ishte kërcënuar, por diçka të tillë i dënuari për vrasje e konsideron si hakmarrje. Behari u arrestua kur ishte 25-vjeç dhe u dënua për vrasjen e një taksisti gjatë tentativës për ta grabitur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?