Deputetët dhe drejtuesit e LSI marrin biçikleta pas paralajmërimit të Vasilit

Petrit Vasili lajmëroi deputetët dhe zyrtarët e lartë të LSI që të ruajnë makinat sepse kanë informacione se policia do t’ju fus drogë në makina që më pas ti bëjë shembull në publik. Kjo pas akuzave të LSI për mosarrestimin e “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balili.

Fill pas këtij lajmërimi të Vasilit deputetët, zyrtarët e LSI dhe disa drejtues kryesorë kanë lënë makinat dhe po ecin me biçikleta në rrugë. Në foto duket ish-ministri i LSI Edmond Haxhinasto duke udhëtuar me biçikletë.

Një pjesë e deputetëve po përdorin taksi. Pas intërvistës në Ora news ministri Lefter Koka ka marrë trenin për Durrës. Një deputet i LSI që nuk ka frikë tha se kam punësuar dy roje të më ruajnë makinën sa herë ofrohen policë apo agjentë të antidrogës.

Në foto: Ish-ministri i LSI Edmond Haxhinasto duke udhëtuar me biçikletë pas urdhërit të Petrit Vasilit.

Lexoni dhe:

Lefter Koka “shpërthen” kundër PS: Jo koalicion me Edi Ramën

Edi Rama i përgjigjet LSI: Policia, institucion i besueshëm. Qentë le të lehin…

Intervista e Kokë/ Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir Metës

Vasili,deputetëve të LSI: Kujdes nga policia, tentojnë t’ju fusin drogë!

Lefter Koka, “bomba” mbi Partinë Socialiste

Analizë nga Andi Bushati: Rilindja, po qelbet nga Koka

SHKARKO APP