Deputetët Doshi dhe Frroku edhe sonte në qeli

Mbërrin në Gjykatën e Lartë dosja e arrestimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Prokuroria kërkon vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të tyre. Organi i akuzës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për dy deputetët. Pritet vendimi i gjykatës ditën e nesërme, kur do të hidhet edhe shorti për trupën Gjykuese në Kolegjin Penal. Avokatët e dy deputetëve kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre, me pretendimin se akuzat nuk janë të vërteta dhe se arrestimi i tyre është i paligjshëm.

SHKARKO APP