FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e Partisë së Lirisë letër Gjykatës Kushtetuese: Çdo vonesë cenon besimin te drejtësia

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë së Lirisë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, duke kërkuar respektimin e afateve ligjore për zbardhjen e vendimit të datës 8 prill 2026 për çështjen e Ilir Metës.

Në letrën drejtuar kryetares dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e PL-së, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Erisa Xhixho, dhe Brunilda Haxhiu thonë se çështja Meta ka rëndësi të lartë publike dhe kushtetuese, ndaj sipas tyre Gjykata Kushtetuese, duhet të publikojë vendimin e arsyetuar brenda afateve të parashikuara nga ligji. Sipas deputetëve të opozitës çdo vonesë e pajustifikuar do të cenonte sigurinë juridike, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe besimin te drejtësia kushtetuese.

”Çdo vonesë e pajustifikuar në zbardhjen e vendimit, në kundërshtim me afatet e përcaktuara nga ligji, do të përbënte cenim të standardeve të një procesi të rregullt ligjor, të parimit të sigurisë juridike, si dhe të vetë besueshmërisë së drejtësisë kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar rolin dhe përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e Kushtetutës dhe e të drejtave themelore, shprehim pritshmërinë që zbardhja e vendimit të kryhet brenda afateve ligjore të përcaktuara”, thuhet në kërkesën e Partisë së Lirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?