Deputetët e PD-së bllokojnë kreun e KLSH-së të flasë në Kuvend

Kaos, përplasje, debate dhe tone të ashpra në seancën e sotme në Kuvend.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejojnë kreun e KLSH-së, Arben Shehu, të flasë sipas Rregullores.

“E di që je në siklet po nuk mund të flasësh”, i thanë opozitarët, ndërsa ai po qëndronte në derë.

Pas kësaj situate, Shehu është larguar nga salla me urdhër të kryetares Elisa Spiropali, e cila tha se ai do të vijojë leximin e raportit në komision.

Ndërkohë deputeti Agron Shehaj ka hequr dorë nga interpelanca.

Lejoni deputetët e opozitës që nuk janë të përjashtuar të futen në seancë plenare“, tha Shehaj.

“Lejen nuk e jap unë. Janë të lirë të futen. Do mbani apo jo interpeleancën? Nëse jo quhet e kryer interpelanca. Zoti Shehaj e konsoideroj që nuk do e mbani interpelancen. Do vazhdjmë me rendin e ditës”, ia ktheu Spiropali.

Me pas ka përplasje mes gardës dhe deputetëve.

SHKARKO APP