Deputetët e PD-së takim me drejtorin e NDI, Zhupa: Integrimi në BE kërkon demokraci funksionale

Deputetët e PD-së, Ina Zhupa dhe Ivi Kaso, zhvilluan këtë të hënë një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Kombëtar Demokrat (NDI), Scott Bates. Zhupa informon se gjatë takimit biseduan mbi programet e NDI në mbështetje të transparencës, gjithëpërfshirjes dhe forcimit të rolit të Kuvendit, si dhe për sfidat me të cilat përballet sot opozita në Shqipëri në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues.

“Diskutuam gjithashtu mbi standardet zgjedhore, votën e diasporës, nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe rëndësinë e një klime politike që garanton konkurrencë të barabartë”, nënvizoi më tej Zhupa.

Sipas saj një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ku u theksua se avancimi drejt Bashkimit Europian kërkon jo vetëm përmbushje teknike të kritereve, por edhe funksionim real të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të pluralizmit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“NDI ka dhënë ndër vite një kontribut të vyer në jetën parlamentare dhe demokratike në Shqipëri dhe mbështetja e tyre për forcimin e institucioneve meriton vlerësim”, nënvizoi deputetja demokrate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?