Deputetët e PS lënë mandatin
Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i deputetit për të garuar si kandidatë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë bashkie.
Pjerin Ndreu, i cili garon për bashkinë e Lezhës, ka publikuar tekstin e dorëheqjes drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Në total janë 5 deputetë të PS-së që lënë mandatin për zgjedhjet vendore.
Sot është afati i fundit kur duhet të dorëzohen në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe në bazë të kodit zgjedhor PS pritet të dorëzojë emrat për 10 bashkitë e mëdha që kanë më shumë se një KZAZ.
KOHA JONË SONDAZH

