Deputetët e PS-së të qeshur shprehen pro Reformës
Janë orë vendimtare për miratimin e Reformës ku pritet edhe votimi i saj sot në kuvend. Deri më tani është kërkuar që me konsensus të miratohet reforma, ku përmes negociatave të finalizohen pikat e mbetura peng të cilat kanë nxitur dhe një debat.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu nëpërmjet rrjetin social facebook, është shprehur se është gati të votojë reformën. Nderu shkruan se: “Me deputetin Cara pro jemi…..ne gadishmeri per te votu Reformën”!
Edhe deputeti Cara ka përdorur rrjetet sociale për të mesazhin se është pro votimit sot. Më tej shoqëruar me një foto ku shfaqet kartoni jeshil, ajo shton se: “Gati per te votuar Reformen ne Drejtësi, nuk ka me kthim mbrapa”.


KOHA JONË SONDAZH

