Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë

Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i kishin kërkuar kryetares së dhomës së ulët të legjislativit që të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar mbi dyshimet për financimin e partive politike nga Rusia.

Në një letër drejtuar kryetares Yael Braun-Pivet, që u nda me gazetarët, deputetët thanë se masa ishte nxitur nga raporti i fundit i zbulimit amerikanët sipas së cilit Rusia kishte paguar qindra milionë euro për të financuar parti politike të huaja “me synimin për të ndikuar në zgjedhje”.

Tetë deputetët, të cilët i përkasin partisë En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron, përmendën gjithashtu faktin se partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtare e drejtuar nga Marine Le Pen është ende duke shlyer një kredi të dhënë nga bankat ruse.

“Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të ndërhyrë në debatin publik francez. Ato e bëjnë të nevojshme ngritjen e një komisioni hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze – dhe cilat prej tyre – kanë përfituar nga financimi rus,” shkruajnë deputetët.

Duke cituar informacioni zbulimi të deklasifikuar, një zyrtar i lartë i administratës Biden tha më 13 shtator se Shtetet e Bashkuara presin që Rusia të përdorë gjithnjë e më shumë financimet e fshehta politik në muajt e ardhshëm për të minuar sanksionet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe për të ruajtur ndikimin e Moskës jashtë vendit./VOA/

SHKARKO APP