FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët vendosin: Në izolim të dënuarit e rrezikshëm

Të dënuarit e rrezikshëm dhe ata që tentojnë arratisjen, do t’i nënshtrohen masave shtesë të izolimit. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u bë e ditur se tashmë është ngritur dhe komisioni i vlerësimit që do të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat. Rehabilitimi social dhe riintegrimi i të miturve është një shtesë e re e projektligjit të miratuar këtë të enjte nga Komisioni Për Sigurinë Kombëtare. Në drejtorinë e burgjeve është ngritur komisioni i vlerësimit që do të vërë në zbatim sistemin ”41 bis”. Gjatë diskutimeve deputetët kërkuan ndryshimin e disa neneve të draftit “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Pavarësisht propozimeve, deputetët nuk pranuan tu krijonin të dënuarve lehtësira të tjera për bisedat me telefona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?