Deputeti Ardit Bido pas zjarrit në Kopaçez: S’ka më justifikime, çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me situatën pas zjarrit të madh që përfshiu fshatin Kopaçez.

Sipas Bidos, ndërhyrja e shpejtë e strukturave shtetërore bëri të mundur shmangien e një tragjedie njerëzore, ndërsa aktualisht vijon puna intensive për normalizimin e plotë të situatës në terren. Ai njoftoi se furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonë, ndërkohë që po punohet për riparimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili ka lënë pa ujë të pijshëm tre fshatra.

“S’ka më justifikime: vigjilencë totale dhe çdo dorë do ta ndjejë ligjin!”, deklaroi me tone të forta Bido, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj autorëve të mundshëm të zjarreve të qëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, po hartohet një plan mbështetjeje për blegtorët e zonës, të cilët janë prekur rëndë nga djegia e kullotave dhe po përballen me mungesë ushqimi për bagëtitë dhe gjedhët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti Bido u bëri thirrje qytetarëve për vigjilencë maksimale gjatë ditëve të nxehta të verës dhe i ftoi të njoftojnë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, me qëllim parandalimin e vatrave të reja të zjarrit dhe shmangien e pasojave të rënda për komunitetin dhe mjedisin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?