FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Bido publikon videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, ka publikuar një video ku shfaqet Lefter Nika, kryetar i MEGA-s (partisë së minoritetit grek), i cili bën thirrje për të mbështetur protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri.

Bido shkruan se Nika ka bërë paradë me ‘bezen e Spiromilos që ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, ka djegur dhjetra fshatra shqiptare dhe ka dëbuar 1/3 e shqiptarëve të Jugut nga shtëpitë e tyre’.

”Dëgjojini vorioepirotistët: Lefter Nika, i MEGA-s, pasi bën paradë me bezen e Spiromilos që ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, ka djegur dhjetra fshatra shqiptare dhe ka dëbuar 1/3 e shqiptarëve të Jugut nga shtëpitë e tyre, del dhe bën thirrje për të përkrahur protestat. Akoma s’po e kuptoni?! Sa keni këta në krah, jo thjesht më keni KUNDËR, por po bëni tradhëti”,-shkruan Bido.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?