Deputeti demokrat për përplasjet në PS: Spiropali ka qëndruar konstante

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi komenton ”përplasjen” e kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, duke u ndalur edhe te debatet e brendshme në Partinë Socialiste. Për të brenda PS ka debate të forta dhe se kryeministri sillet me arrogancë me të tijtë. Ndërsa për Elisa Spiropalit, tha se ajo ka mbajtur një qëndrim konstant.

“Debati nuk është i pari në PS, por janë shumë të kujdesshëm për të mos i nxjerrë në media. Për zonjën Spiropali them që ka qenë konstante në qëndrimin e saj përballë Ramës. Kërcënimet u bënë mediatike. Brenda PS unë e them është një parti hibride, nuk është një PS.

Socialistë të vjetër e urrejnë mënyrën sesi sillet Rama, me arrogancë me të gjithë. Ju e keni parë që ministrat nuk dinë gjë, rrinë si të shokuar kur emërohen apo zëvendësohen. Përveç Ballukut, po të shohësh në qeverinë e re i ka pasur të gjithë të deleguar, i fshinin djersën i mbanin çantën. Duket qartë se si janë ndarë formacionet”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?