Deputeti demokrat takon emigrantët shqiptarë në Greqi. Ja çfarë diskutoi
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, gjatë vizitës së tij në Greqi, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe anëtarët e PD-së që jetojnë në vendin fqinj.
Gjatë takimit me anëtarët e PD-së, Hasa u premtoi atyre se me ardhjen e PD-së në pushtet do të punohet për të ardhmen e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit.
Postimi i Hasës në Facebook:
Pata kënaqesinë të zhvilloj një takim me kryesine e degës së PD te bashkeatdhetareve tane qe jetojne e punojne ne Greqi. U ndjeva si ne shtepi gjate pritjes se ngrohte që mu rezervua dhe aty u takova me demokrate te vertete te cilet me mund dhe djersë kane krijuar nje jetë larg vendit te tyre.
Emigracioni është plagë e madhe e shoqërisë shqiptare ndaj dhe meriton vëmendje të vecantë.
Ne emër të Partisë Demokratike dhe të Kryetarit Basha, u dhashë fjalën se do punojmë që të ardhmen e tyre ata ta shohin ne Shqipëri. Te gjithë bashkë ndo të bëjmë të pamundurën që shpresën që ata e kerkojnë jashtë, ta gjejnë në vendin e tyre.
Është fatkeqesi e madhe që Shqipëria po përjeton sot valën e dytë të madhe të emigrimit, kryesisht të rinisë dhe kjo duhet ndalur një orë e më parë! Por që kjo të ndodhë duhet që te rinjve dhe të gjithë Shqiptarëve tu rikthehet shpresa e cila është vrarë nga qeverisja e Edi Rames!
Ndaj duhet të çmontojmë burimin e së keqes sa më parë, që më në fund familjet të mos jetojnë më të ndara dhe që cdokush ta projektojë dhe ndertojë të ardhmen në Shqiperi!





KOHA JONË SONDAZH

