Deputeti Erald Kapri nga Strasburgu: Eurodeputetët të shqetësuar për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë europianë kanë shprehur shqetësim për situatën në Shqipëri, veçanërisht sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe pavarësisë së drejtësisë.

Në një lidhje nga Parlamenti Europian në Strasburg, Kapri tha se gjatë takimeve të zhvilluara në ditët e fundit, një nga çështjet që ka ngjallur reagim tek zyrtarët europianë ka qenë votimi në Kuvend kundër heqjes së imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

”Në takimet që kam zhvilluar kanë shprehur shqetësim për luftën ndaj korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Për shumë nga ata eurodeputetë dhe zyrtarë që kam folur ka qenë e papranueshme votimi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut në Parlament”, u shpreh Kapri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapri theksoi se mbështetja e partnerëve europianë për Shqipërinë mbetet e madhe, por paralajmëroi se sjellja e mazhorancës mund të krijojë probleme serioze nëse vazhdon në të njëjtën linjë. ”Ne kemi hapur negociatat, por sfida është mbyllja e tyre. Nëse do krijojmë pengesa të tilla, të çojmë sinjale në Bruksel duke mbrojtur të korruptuarit, integrimi ynë vendoset në rrezik”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?