Deputeti i CDU kundër dorëheqjes së Metës: S’mund të largohet per spekulime politike, nga deputetë me të kaluar të dyshimtë

Zhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklarimet  e tyre deputetët e Bundestagur Gjerman. Të enjten, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Broke e konsideroi të çuditshëm faktin që kryeparlamentari Meta nuk ka dhënë ende dorëheqjen, në një kohë kur ka nisur një hetim lidhur me akuzat ndaj tij.

Ndërkohë në një intervistë me email për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu, kolegu i zotit Broke nga partia CDU, Olav Gutting  shprehet kundër dorëheqjes se Metës:

"Dua të theksoj se shteti ligjor është gur themeli I demokracisë dhe të gjitha partitë politike duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, sic janë edhe gjykatat, prokuroria dhe kryetari i Kuvendit, për të cilin sa jam në dijeni, është duke vijuar punën sic edhe e kërkon kushtetuta.  Opozita në ato raste kur nuk janë ngritur ende akuzat nga autoritetet e drejtësisë, por ka vetëm spekulime me sfond politik, atherë duhet t’i shprehë të tilla shqetësime në parlament, duke respektuar procedurat dhe jo duke kërkuar zgjidhje jashtë procedurave parlamentare"

Deputeti CDU-s gjermane Olav Gutting jep këtë sygjerim për kolegët shqiptarë të opozitës. "BE-ja dhe Shtete e Bashkuara fuqimisht mbështesin rezolutën e parlamentit për nevojën e distancimit dhe pastrimit të parlamentit nga ata deputetë apo persona me lidhje kriminale dhe hije nga e shkuara.  Qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të përmbushur detyrat, sepse për atë janë votuar.

Rruga europiane e Shqipërisë nuk duhet të merret peng nga akuzat false, në mënyrë të veçantë kur vinë nga politikanë me të shkruar të dyshimtë, të vëna në dukje fuqimisht nga qëndrimet politike të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të BE-s në Shqipëri”. “Parlamenti- thotë deputeti gjerman- duhet të funksionojë normalisht, në përmbushje të përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve që aspirojnë për një të ardhme më të mirë dhe jo të mbetet peng i axhendave personale nga deputetë të caktuar, me të shkuar të dyshimtë”.

Muhamet Veliu/TCH

SHKARKO APP