Deputeti: I ktheva shtetit 75 mijë euro

Andrea Colleti është një deputet i Lëvizjes “5 Yjet”, rajoni Pescara në Itali.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare” për të diskutuar për temën “demokracia pjesëmarrëse”, tregoi sesi kjo lëvizje ishte shndërruar në një lëvizje falë aktivizimit të miliona qytetarëve.

Deputeti i Lëvizjes “5 Yjet” në Itali, Andrea Colletti deklaroi se të bësh politikë, nuk do të thotë që të pasurohesh.

Ky është një parim që Colleti thotë se lëvizja që ai përfaqëson, e ka prioritet.

Madje ai jep një shembull personal. Thotë se i ka kthyer qeverisë italiane një fond garancie prej 75 mijë euro.

“Ju bëj një shembull personal, në një vit e gjysmë i kam kthyer shtetit italian një fond garanci prej 75 mijë euro, që është një shifër që unë nuk e kisha parë në 3 vite punë. Pra, imagjinoni volumin e shifrave që xhirojnë në senatorë dhe deputetë, dhe natyrisht ne duhet të jemi shumë të ashpër me veten tonë, sepse është rreziku që të bën si të tjerët dhe këtë rrezik nuk mund ta pranojmë”.

Këto veprime as nuk mund të imagjinohen tek deputetët tanë shqiptarë, madje përmes një vendimi të miratuar seancën e fundit parlamentare ata janë vetëshpërblyer duke rritur pagat dhe shpërblimet./Ora News

SHKARKO APP