Deputeti i LSI, Perparim Spahiu:I kam fal votat e kutisë Gjuras zotit Paloka!

 

Edi Paloka akuzoj LSI-në. Në lokalitetin e Gjurasit, militantë të LSI kanë rrëmbyer kutinë e votimit. Kështu ka deklaruar në një dalje tjetër publike kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Sipas tij kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradë të tyre, ndërkohë që militantët e PD e kanë ndaluar fuoristradën”, -ka deklaroi ai 

Paloka ka bërë të ditur se, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, pasi sipas tij militantët e LSI janë të armatosur. 

“Por policia nuk vepron. Presim që autoritetet zgjedhore të ndërhyjnë dhe ta çojnë në vendin e duhur. Militantët e PD nuk do lejojnë asnjë cënim të vetëm të votës së shqiptarëve”, u shpreh Paloka. 

Për këtë veprim, sipas tij janë informuar Prokuroria e Përgjithshme dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërsa i bëri thirrje Ilir Metës që të heqë dorë nga këto praktika.

Por nuk vonoj dhe reagoi deputeti i LSI Perparim Spahiu që tha për mediat se nuk është e vertetë kjo akuzë dhe nëse don kandidati i PD-së dhe Edi Paloka poi a fal atë kuti se nuk ia duam votat , pasi fitoren e kemi të sigurtë. Por duhet tha ai se militantet e PD-se te leshojne kutine e votimit se nuk kemi marre asgje, por eshte PD-ja qe sajon.

Sfida ishte e fortë e deputetit të LSI. Hodhi poshtë akuzën e PD-së, porse edhe bëri sfidën e fitores së sigurtë të kandidatit të LSI në Bulqizë.

SHKARKO APP