Deputeti i opozitës kërkon 1 minutë heshtje për shembjen e Teatrit, Ruçi: Ulu aty, ulu!

Padyshim që shembja e Teatrit Komëbtar ka shkaktuar përplasje edhe në Kuvend mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Teksa në foltoren e Kuvendit nisi të flasë deputeti i opozitës, Andi Përmeti, ky i fundit kërkoi që në sallë të mbahej 1 minutë heshtje për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por kaq ka mjaftuar që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi t’i heqë atij fjalën dhe i kërkoni që të ulej në vendin e tij.

“Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj; “Ulu aty, ulu!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?