Deputeti i PD: Na ftuan për hapjen e bazës së Kuçovës, por ne nuk kishim karrige

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Asllan Dogjani denoncon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë, atje ku sot u inagurua edhe baza ajrore e NATO-s.

Postimi i plotë

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam! Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës.

SHKARKO APP