Deputeti i PD-së shkon në SPAK, Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu u paraqit këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku dhe a qëndruar përreth 1 orë.

Në dalje, ai ka refuzuar të japë sqarime për mediat lidhur me çështjen për të cilën është thirrur për të dhënë shpjegime ndërsa ka thënë se: Isha për një koment, për një çështje policie. As zgjedhje, asgjë tjetër.

Ndaj Mziut në SPAK ka një kallëzim nga deputeti i PS-së Agron Malaj, i cili e akuzon demokratin për veprën penale të “Shpifjes”. Po ashtu deputeti demokrat është marrë në pyetje në vitin 2024 nga prokurorët e posaçëm edhe për një rast tjetër, i cili lidhet me tenderat në kohën kur ai drejtonte bashkinë Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?