Deputeti i PS, Erion Malaj në Bruksel. Thekson dialogun dhe vizionin e përbashkët për Europën

Në sesionin hapës të Javës Parlamentare Evropiane 2026, të zhvilluar në Bruksel, deputeti i PS-së Erion Malaj mori pjesë në diskutimet e nivelit të lartë së bashku me përfaqësues nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare, kandidate dhe vëzhguese të Bashkimit Evropian, si dhe me eurodeputetë.

Aktiviteti u çel nga Presidentja e Parlamenti Europian, Roberta Metsola, e cila theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe unitetit përballë sfidave me të cilat përballet Europa.

Në reagimin e tij, Malaj e vuri theksin te dialogu dhe koordinimi i politikave si elementë kyç për përballimin e sfidave ekonomike, sociale dhe gjeopolitike, duke nënvizuar se një vizion i përbashkët evropian është thelbësor për të garantuar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në kontinent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java Parlamentare Evropiane shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe harmonizimin e qëndrimeve mes institucioneve evropiane dhe parlamenteve kombëtare, në funksion të një Evrope më të bashkuar dhe më të fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?