Deputeti i PS-së, Krashi: Ahmetaj sjellje të padenjë, Rama t’i japë fund promovimit të politikanëve problematikë
Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi tregon se Asambleja do të mblidhet në shtator dhe më pas Kongresi për të marrë vendime të rëndësishme për mazhorancën. Deputeti socialist mohon që largimi i Damian Gjiknurit të jetë i lidhur me dosjen e inceneratorëve. Arsyeja sipas tij ka të bëjë me performancën si numri dy i Partisë Socialiste.
“Ata që kanë problem me korrupsionin nuk kanë parti, ata kanë parti veten. Është koha që dera tu hapet politikanëve altruistë. Unë nuk kam menduar asnjëherë të vjedh lekët e qytetarëve, ka të tjerë që kanë futur krahun në lekët e taksapaguesve”,-tha në ”A2cnn”.
Sjelljen e kolegut të tij socialist në arrati, ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Lavdrim Krashi e cilëson të gabuar për një politikan të këtij niveli.
Për socialistin Krashi, PS duhet të mendojë që çdo shtator të zhvillojë një konferencë përtej anëtarëve të PS për të diskutuar programin politik dhe qeverisës të mazhorancës.