Deputeti i PS thotë se duan 4 mandate në Shkodër, dhe se përmbytjet u shkaktuan nga ngrohja globale
Partia Socialiste në Qarkun e Shkodrës synon 4 mandate për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi politik i PS në këtë qark, Ilir Beqaj thotë se marrja e katër mandateve do të realizohet nëse arrijnë të bindin mbështetësit që të dalin të votojnë.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së pranoi se situata në Shkodër nuk është optimale për fushatë jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe nga përmbytja tha se sërish votuesit do të mund ta bëjnë dallimin nga përmbytjet e kaluara.
”Nuk kemi pasur as fatalitet dhe as humbje të gjësë së gjallë. Shtëpitë janë të rrethuara nga uji, por përmbytja nuk është shkarkuar nga hapja e kaskadave por janë reshjet e dendura shkaktar. Kjo situatë na ka nxjerr mësime se çfarë duhet bërë, por zgjidhjen përfundimtare nuk ka dhe nuk di ta them”, tha ai duke renditur si shkak dhe ngrohjen globale.