Deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj: Rama ta heqi nga goja fjalën “burg”!

 
 
Deputeti më i ri i parlamentit "kaubojsi" lezhjan që vjen nga Milano si emigrant ,Eduart Ndocaj, ka folur tek emisioni i Fevziut se duhet të votojnë emigrantët dhe se kryeministri Rama duhet ta heq nga goja fjalën "burg".
Deputeti tha se ka shkollën e mesme për gjeometër dhe se do të jetë pjesë e PDK-së së Nard Ndokës. Në statusin zyrtar të tij ka shkruar se ai u prit sot kur erdhi në Atdhe si Ismail Qemali para 103 viteve. Kur Fevziu i nxori fotografinë e vitit 1921 me deputetë emrat më të mëdhenjë të historisë kombëtare deputeti emigrant tha se ky i sotmi është parlamenti më i dobët në historinë e vendit.
Ndërkohë që lista e Lezhës e bërë nga Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2013 nxori deputetë të inkriminuar, një është në burg, një që dorëzoi mandatin, një kandidat tjetër ka hyrë në burg , duke e turpëruar Lezhën historike me listën që i nxori popullit në votime. Lezha nuk ka patur asnjëherë deputetë të tillë dhe do mbahet mend gjatë për këtë listë emrash, me ndonjë përjashtim të vogël.
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?